Trafikoi një të mitur, arrestohet prizrenasi
BKT
Kronika

Trafikoi një të mitur, arrestohet prizrenasi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Trafikim me njerëz”.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka njoftuar se i dyshuari ka kryer veprën e lartcekur ndaj një të miture.

Sipas PK-së, rasti ka ndodhur më datën 14 të këtij muaji.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.


MË SHUME NGA Kronika