10:02 / 01.10.2021
Nusja rrihet e keqtrajtohet nga burri e vjehrri,arrestohen e pastaj lirohen
Një grua ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, pasi disa ditë më parë është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Viktima nga komuna e Podujevës po ashtu ka informuar se në vazhdimësi është keqtrajtuar psikikisht edhe nga vjehrri i saj.
Përmes raportit 24-orësh, Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.























