10:15 / 01.10.2021
Digjet një veturë në Zubin Potok, dyshohet se u bë për motive personale
Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e 29 shtatorit në Zubin Potok.
Policia e Kosovës bën të ditur se një person ka raportuar se në rrethana të panjohura vetura e tij e cila ka qenë e parkuar është përfshirë nga zjarri, dhe që i njëjti ka arritur ta shuaj atë.
Në raportin 24-orësh, PK-ja ka theksuar se sipas informatave të para dyshohet se rasti ka elemente personale.
“Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë ekzaminimin e rastit në bashkëpunim me prokurorinë kompetente”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti vazhdon të jetë nën hetime.























