22:17 / 03.10.2021
Sherr mes bandash në Athinë, një shqiptar i plagosur në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kësaj të diele kryeqytetin grek Athinën.
Një shqiptar ka mbetur i plagosur, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ajo Pavllo dhe Psaron, një zonë që siç raporton korrespondenti i Top Channel, kontrollohet nga bandat shqiptare.
Sipas policisë, i plagosuri është në gjendje të rëndë në spital, pasi ka marrë plumba në kokë dhe bark.
Ekzekutimet në mes të rrugës nuk janë çudi për banorët. Në të njëjtin territor janë vrarë disa anëtarë bandash gjatë viteve të fundit./tch























