10:37 / 04.10.2021
Motra e rrahu vëllain, arrestohet nga policia
Policia ka bërë të ditur se dje është arrestuar një grua nga Zveçani, pasi që e njëjta e ka sulmuar fizikisht vëllain e saj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50 dhe policia rastin e ka cilësuar si ”Dhunë në familje”.
Me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.























