Grabitje në tentativë në Llapashticë të Podujevë
BKT
Kronika

Grabitje në tentativë në Llapashticë të Podujevë

Një tentativë grabitje ka ndodhur të dielën në fshatin Llapashticë të Epërme të Podujevës.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 15:00

“Viktima, mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në postën e shpejtë, dy persona të maskuar kanë tentuar të kryejnë grabitje”, thuhet në raport.

Viktima ka arritur të largohej nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet. 


MË SHUME NGA Kronika