10:11 / 06.10.2021
Policia konfiskoi kokainë dhe para, tre të arrestuar
Tre persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në trup u janë gjetur dhe sekuestruar 3245 euro dhe 103 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.
Rasti ka ndodhur dje, ku gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre si prova materiale janë sekuestruar: një peshore digjitale, 6.1 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe një DWR i kamerave.
Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.























