Gjendet i vdekur një person në Gjilan
BKT
Kronika

Gjendet i vdekur një person në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Pidiq të Gjilanit, viktima mashkull kosovar ishte vërejte i shtrirë në fushë të hapur, transmeton Telegrafi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet. 

 


MË SHUME NGA Kronika