Dy të lënduar pas një aksidenti në Belsh, njëri në gjendje të rëndë
BKT
Kronika

Dy të lënduar pas një aksidenti në Belsh, njëri në gjendje të rëndë

Dy persona janë lënduar në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Belsh.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Belsh-Kajan, ku një makinë ka dalë nga rruga. Si pasojë janë lënduar dy persona, mes të cilëve njëri ndodhet në gjendje të rënë dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Të dhënat paraprake bëjnë me dije se shkak për këtë aksident është bërë lagështia në rrugë./abcnews


MË SHUME NGA Kronika