Të shtëna me armë zjarri në Prizren
BKT
Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Prizren

Policia në Prizren po e heton një rast ku dyshohet se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri nga një veturë.

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në fshatin Nashec të Prizrenit.

“Fsh. Nashec, Prizren, 10.10.2021 – 14:55. Është raportuar se janë dëgjuar disa të shtëna armësh,  dyshohet se është shtënë nga një veturë, policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dy gëzhoja kalibër i panjohur. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia./GE/


MË SHUME NGA Kronika