Treni godet një veturë në Klinë, lëndohen gjashtë persona
BKT
Kronika

Treni godet një veturë në Klinë, lëndohen gjashtë persona

Treni ka goditur një veturë në fshatin Ujmir të komunës së Klinës, transmeton Telegrafi.

Si pasojë gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 18:00 si pasojë e goditjes së një makine nga treni, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore”, u shpreh Rugova.


MË SHUME NGA Kronika