Aksident me fatalitet në aksin Fushë Krujë-Kamëz
BKT
Kronika

Aksident me fatalitet në aksin Fushë Krujë-Kamëz

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz. 

Aksidenti ka ndodhur në vedin e quajtur “Ura e Tapizës”, ku automjeti tip “Benz” është përplasur me një kolonë betoni.

“News 24” raporton se për pasojë ka ndërruar jetë 43-vjeçari Emri Cani që po drejtonte mjetin.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 15.10.2021, rreth orës 05:17, në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë, një mjet me drejtues shtetasin E. C., 43 vjeç, banues në Kamëz, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


MË SHUME NGA Kronika