10:51 / 15.10.2021
Gjilanasi shkel një femër në trotuar, po lëvizte me veturë nga mbrapa
Një gjilanas, teksa ishte duke lëvizur veturën nga mbrapa, ka goditur një këmbësore, e cila po ecte në trotuar.
Policia e Kosovës njofton se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencë.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.























