17:30 / 15.10.2021
Arrestohet një i dyshuar për armëmbajtje pa leje
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar 19-vjeçar, me inicialet T.E, nën dyshimet se në një kafiteri në një rrugë të qytetit të Ferizajt po mbante një armë në brez.
Në lidhje me këtë, policia ka marrë veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes për të zhvilluar hetimet, ndërsa sot ka arritur të identifikojnë personin e dyshuar dhe vendndodhjen e tij.
Policia ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj personin e dyshuar dhe i kanë konfiskuar edhe armën.
I dyshuari, pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, rasti mbetet për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.























