Gjenden të vdekur 4 rusë në një hotel në Qerret
BKT
Kronika

Gjenden të vdekur 4 rusë në një hotel në Qerret

Dy djem dhe dy vajza janë gjetur të vdekur në një sallë saune në Qerret të Kavajës.

Raportohet se viktimat janë shtetas rus dhe ishin prej së paku një javë me pushime në Shqipëri.

Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe,
N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ata ishin akomoduar në një hotel të zonës, ndërsa sonte janë gjetur të vdekur në sallën e saunas të këtij hoteli në Qerret.

Burime për ABC bëjnë të ditur se viktimat janë në moshë të re. Kanë qenë turistët e tjerë të grupit që e kanë parë që këta persona janë vonuar dhe kanë nisur të kërkojnë. Më pas i kanë gjetur të vdekur në një dhomë saune.


MË SHUME NGA Kronika