18:15 / 18.10.2021
Zjarr në një banesë në Korçë, raportohet për një viktimë
Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen 12 të Korçës pasditen e sotme në zonën e quajtur Çezma e Amzës.
Nga të dhënat paraprake mësohet se në banesë kanë qenë 4 persona, por vetëm 3 prej tyre kanë mundur të dalin, ndërsa njëri prej tyre ka vdekur. Viktima është Vasil Dolani, i cili është gjetur i djegur nga zjarrfikësit.
Mësohet se 3 personat e tjerë janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Korçës.
Sipas fqinjëve, familja ndodhet në gjendje shumë të keqe ekonomike. Ata u kërkojnë ndihmën e institucioneve dhe komunitetit për t’ i ndihmuar pas kësaj ngjarjeje. /A2























