Itali: Qëllon me armë shqiptarin, arrestohet 23-vjeçari
Olgert Leka, 23 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, këtë mëngjes ai u arrestua nga hetuesit për tentativë vrasjeje.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Torinos më 5 tetor dhe dyshohet për një Pazar të prrishur të drogës.
I plagosuri Rexhep Uba, ishte qëlluar me dy të shtëna pistoletë të kalibrit të vogël në gjoks dhe shpinë.
Ai u transportua në spitalin Molinette në gjendje të rëndë dhe qëndroi në kujdes intensiv për disa ditë, ndërsa tani është jashtë rrezikut.
Dyshohet se shqiptari e ka qëlluar Rexhepin nga frika se bashkëbiseduesi i tij ishte gjithashtu i armatosur.
Për hetuesit, versioni i kësaj ngjarjeje përmbante shumë të panjohura, sepse Rexhepi, në të kaluarën, ishte arrestuar për një trafik të madh droge nga Shqipëria në Itali.
I akuzuari iu nënshtrua arrestit të lëshuar nga prokurori Giuseppe Drammis i cili do ta marrë në pyetje. /oranews























