08:12 / 19.10.2021
Graçanicë, një person dyshohet se sulmoi dhe kanosi policin
Një person dyshohet se ka kanosur zyrtarin policor në Graçanicë.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari derisa ishte në stacionin policor lidhur me një kundërvajtje, ka bërë sjellje arrogante duke sulmuar dhe kanosur zyrtarin.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.























