09:20 / 19.10.2021
Dyshohet se i mori para dhe nuk ia ktheu, arrestohet nje person
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan pasi që i njëjti dyshohet se i kishte marrë viktimës femër 259.90 euro dhe nuk ia kishte kthyer, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se viktimës femër kosovare ja kishte marrë 259.90 €, me qëllimin për blerjen e një trualli dhe nuk ja kishte kthyer më. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Policia ka njoftuar se rasti vazhdon të hetohet.























