10:56 / 21.10.2021
Arrestohen dy maroken në Istog, u zunë në flagrancë duke vjedhur
Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas maroken në komunën e Istogut.
Të njëjtit janë zënë në flagrancë duke vjedhur në një shtëpi.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të huaj (Maroken), pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke vjedhur në një shtëpi. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.























