10:57 / 21.10.2021
Zhduket një e mitur në Klinë
Një vajzë e mitur është zhdukur ditë më parë në Klinë, transmeton Telegrafi.
Rastin në polici e ka paraqitur babi i viktimës, i cili ka thënë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia me datë 19 tetor 2021 dhe nuk di gjë për vendndodhjen e saj.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij, viktima femër kosovare e moshës së mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport.























