11:01 / 21.10.2021
Konfiskohet armatim në Gjakovë, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës në fshatin Rogovë të Gjakovës ka arrestuar një person të dyshuar, transmeton Telegrafi.
I dyshuari është arrestuar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një zollë, një gulinov, dhe një pistoletë e kalibrit 7.65 mm.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.























