Të arrestuar 4 efektivë në Tiranë, 6 të pezulluar në Korçë
BKT
Kronika

Të arrestuar 4 efektivë në Tiranë, 6 të pezulluar në Korçë

Hetimet e SHÇBA për klandestinët kanë zbuluar shkeljet në radhët e uniformave blu, dhe, si rezultat i një operacioni të kryer mbrëmë, janë arrestuar 4 efektivë policie në Tiranë, si edhe 6 të tjerë të pezulluar në Korçë, mes tyre edhe shefi i Komisariatit, Krenar Gjokutaj e shefi i qarkullimit, Kelmend Pikuli.

Janë lënë në ‘arrest në burg’ Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla me detyrë trup shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, pasi nga përgjimet kanë rezultuar se kanë lejuar disa lokale që të qëndrojnë të hapura përtej orës policore, ndërkohë që është lënë në arrest shtëpie, Matilda Hamolli me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë..

Ndërkohë, në Korçë, ‘toleranca’ e shefit të Komisariatit, Krenar Gjokutaj i ka rrezikuar vendin e punës dhe ai është pezulluar nga detyra për “Pezullim të ushtrimit te një detyre a shërbimi publik”. Ai akuzohet se ka lejuar që të qarkullojë me makinë një përfaqësues të komunitetit fetar që të lëvizë përtej orës policore dhe nuk i ka verifikuar lejen dixhitale. Gjithashtu është pezulluar nga detyra edhe shefi i qarkullimit, Kelmend Pikuli bashkë me Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë, agjentët verifikues pranë Sektorit Qarkullimit, Genci Hysi, Clirim Akrobati dhe  Kamber Kllogjeri.

Masat

Në funksion të proçedimit penal 4261 viti 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane me vendim Nr.1822, datë 19.10.2021, ka vendosur;
1. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë.
2. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë.
3. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë.
4. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
5. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Clirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
6. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
7. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për personat nën hetim Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla me detyrë trup shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
8. Caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” për shtetasen Matilda Hamolli me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.


MË SHUME NGA Kronika