Shpallet në kërkim ndërkombëtar nënkomisari i Policisë së Pukës
BKT
Kronika

Shpallet në kërkim ndërkombëtar nënkomisari i Policisë së Pukës

Policia ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Kastriot Bicukajn, nënkomisar pranë Komisariatit të Policisë së Pukës, pasi ndaj tij Gjykata e Posaçme ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

29-vjeçari nuk është gjetur në banesë gjatë operacionit për kapjen e tij të zhvilluar një ditë më parë nga Policia, nën drejtimin e SPAK.

Ai është i dyshuar për favorizim të “Kultivimit të bimëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë operacionit të një dite më parë, janë ndaluar edhe katër inspektorë të Komisariatit të Policisë Pukë, Zamir Mehaj, 48 vjeç, Alfred Ndoj, 32 vjeç, Fatmir Alija, 50 vjeç dhe Petrit Florini, 49 vjeç, ndaj të cilëve është dhënë masa e siguritë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të katërt dyshohen për “shpërdorim detyre”.


MË SHUME NGA Kronika