Operacioni kundër kultivimit të bimëve narkotike, arrestohen 9 persona
Sharr Travel

Operacioni kundër kultivimit të bimëve narkotike, arrestohen 9 persona

Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK, FNSH, DVP Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe SHÇBA kanë përmbyllur me sukses operacionin “Qafa e Helmit”, në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Në fund të këtij operacioni, janë caktuar masat e sigurisë arrest me burg për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim për 9 persona, arrest në shtëpi për dy të tjerë, ndërsa në kërkim janë shpallur 4 shtetas.

Gjatë kontrollove në disa banesa, në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar 3 qese me fara kanabisi, një shumë eurosh dhe një automjet.

Ky operacion, është në vijim të operacionit policor “Qafa e Helmit 1”, i zhvilluar në muajin gusht 2021, nga ana e Drejtorisë Hetimore, si rezultat i të cilit janë asgjësuar 4000 rrënjë kanabis sativa./a2