Pesë gra viktima të dhunës në familje për 24 orë
Sharr Travel

Pesë gra viktima të dhunës në familje për 24 orë

Përgjatë 24 orëve të fundit, pesë gra kanë qenë viktima të dhunës në familje. Katër burra janë arrestuar nga policia, ndërkaq tre prej tyre janë dërguar në mbajtje, derisa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Lipjan.

Si pasojë e dhunës fizike nga bashkëshorti, dy gra nga Lipjani kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në të dyja rastet, të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

“Lipjan, 24.10.2021 – 12:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.

“Lipjan, 24.10.2021 – 12:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Një tjetër rast i dhunës në familje ka ndodhur pasditen e së dielës në Fushë Kosovë.

I dyshuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima në këtë rast nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me urdhër të prokurorit, pas intervistimit janë liruar palët dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë, 24.10.2021 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

Një burrë nga Dragashi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës dhe bashkëshortes.

Si pasojë e lëndimeve të marra, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

“Dragash, 24.10.2021 – 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.