​Lëndohen katër persona në aksidentin që ndodhi në Bresje të Fushë Kosovës
Sharr Travel

​Lëndohen katër persona në aksidentin që ndodhi në Bresje të Fushë Kosovës

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm në kyçje të autostradës Bresje (Fushë Kosovë), në drejtim të Veternikut.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur për KosovaPress se aksidenti ndodhi mes tri automjeteve.

“Sot, në orët e mëngjesit, në kyçje të autostradës Bresje (Fushë Kosovë), drejtimi i Veternikut, është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në informacionet e para katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet relevante policore janë marrë me rastin, thuhet në përgjigjien e Policisë së Kosovës.