Kapen 45.5 kg heroinë në një kamion të ngarkuar me krom
BKT
Kronika

Kapen 45.5 kg heroinë në një kamion të ngarkuar me krom

Në Portin e Durrësit është sekuestruar 45 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Sasia e drogës u gjet e fshehur në një kamion të ngarkuar me krom.

Në pranga kanë rënë dy persona, pronari i mjetit , Arian Çermën, si dhe drejtuesi Olgert Duda.

Policia njofton se Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit, bazuar në informacionet e grumbulluara, ka ushtruar kontroll të imtësishëm në kamionët në hyrje dhe në dalje. Gjatë kontrollit në dalje në vijën e dytë, në kamionin tip “Scania” në pronësi të Çermës., që drejtohej nga Duda dhe i ngarkuar me krom, me destinacion shtetin italian, me konkretisht në kabinën e kamionit, u gjetën të fshehura 43 pako të mbështjella me natriban brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë totale 45 kilogramë e 500 gramë./vp

 

 


MË SHUME NGA Kronika