Ndalohen tre persona për posedim ilegal të armëve
BKT
Kronika

Ndalohen tre persona për posedim ilegal të armëve

Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj tre të dyshuarve për posedim dhe mbajtje të armës pa leje.

Në njoftimin e Policisë thuhet se mbrëmë gjatë një kontrolli në fshatin Lubinje e Epërme të Prizrenit i kanë ndalur për kontrolle një automjet të tipit ËV Pasat me targa vendore, ku kanë gjetur në posedim ilegal të armës pronarin e automjetit dhe dy bashkudhëtarë.

“Të dyshimtit posedonin tri armë, dy nga ato armë gjahu dhe një armë gjysmë automatike së bashku me 8 fishek. Armët u sekuestruan në cilësinë e provës. Policia ndaloj menjëherë të dyshimtit, të njëjtit u intervistuan për posedim të armëve pa leje”.

“Ndaj të dyshimtëve M.B i lindur në vitin 1993, A.M i lindur në vitin 1989 dhe M.K i lindur në virin 2002, hetuesit policor ngritën kallëzim penal për posedim dhe mbajtje të armës pa leje. Në lidhje me rastin është informuar prokuroi i Shtetit i cili urdhëroi që rasti të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika