E rrëzoi policin në asfalt, arrestohet një i mitur në Hajvali
BKT
Kronika

E rrëzoi policin në asfalt, arrestohet një i mitur në Hajvali

Një person i mitur është arrestuar dje në Hajvali, pasi që i njëjti përderisa ka qenë duke u shoqëruar nga zyrtarët policor, e ka shtyrë zyrtarin policor i cili është rrëzuar në asfalt.

I dyshuari ka qenë duke u shoqëruar nga zyrtarët policor për në organet e drejtësisë në momentin kur ka përdorur forcën për ta shtyrë dhe rrëzuar zyrtarin policor, transmeton lajmi.net.

Në raportin 24-orësh të policisë, rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Zyrtari policor i cili është rrëzuar ka marrë lëndime trupore. 


MË SHUME NGA Kronika