10:26 / 03.11.2021
Zhduket një e mitur në Gjakovë
Një e mitur është raportuar e zhdukur në fshatin Orizë në Gjakovë.
Sipas njoftimit nga Policia, rastin e ka lajmëruar babai i saj. Ai ka njoftuar se e mitura është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Rasti është duke u hetuar.























