Dyshohet se ​dhunoi një femër, arrestohet një person
BKT
Kronika

Dyshohet se ​dhunoi një femër, arrestohet një person

Është arrestuar një person në Stanishor të Gjilanit pasi që dyshohet se ka dhunuar një femër.

Policia njofton se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin tashmë kanë nisur edhe hetimet. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti se kishte dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin policor. 


MË SHUME NGA Kronika