10:28 / 03.11.2021
Vdes një grua në Institutin Special të Shtimes
Një grua ka vdekur dje në Institutin Special të Shtimes.
Një grua ka vdekur dje në Institutin Special të Shtimes.
Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se nga instituti në fjalë është informuar për vdekjen e viktimës femër kosovare-paciente.
Sipas PK-së, vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.























