Një person therret me thikë në qendër të Prishtinës
BKT
Kronika

Një person therret me thikë në qendër të Prishtinës

Një person është sulmuar dhe plagosur me thikë sot në qendër të Prishtinës.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, shkruan lajmi.net.

Kjo e fundit tha se informata është marrë rreth orës 14:00 dhe se viktimë është një mashkull 25-vjeçar.

Ky i fundit është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 14 :00, kemi marrë informatën për një person të lënduar në rrugë “Edit Durham” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që  viktima një mashkull rreth 25 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka bërë të ditur Ahmeti.


MË SHUME NGA Kronika