09:52 / 08.11.2021
I vidhet vetura një personit në Fushë Kosovë
Një burrë ka njoftuar policinë se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën në rrugën “Drenica” në Fushë Kosovë.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga personi, persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij me targa vendore. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.























