Fier, policia ndalon dy automjete dhe arreston 4 persona
BKT
Kronika

Fier, policia ndalon dy automjete dhe arreston 4 persona

Katër të rinj janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi u kapën me një sasi prej 4 kg kanabis sativa.

Sipas policisë, operacioni i koduar “Seman” u zhvillua në Bypass-in e Fierit, ku edhe u ndaluan dy automjete dhe u gjet droga, e cila ishte bërë gati për shitje.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Njësia Operacionale e DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Seman”.
Gjatë operacionit, në Bypass-in e Fierit, u kapën në kushtet e flagrancës, me automjetet tip “Audi” dhe “Citroen”, 4 shtetas të cilët posedonin lëndë narkotike cannabis sativa që e kishin bërë gati për shitje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personat e arrestuar akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

TË ARRESTUARIT

G. Z., 34 vjeç, banues në Tiranë;
A. M., 29 vjeç, banues në Ballsh;
J. K., 25 vjeç, banues në Topojë, Fier;
A. D., 23 vjeç, banues në Topojë, Fier.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 automjetet dhe 5 aparate celularë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme./panorama.al


MË SHUME NGA Kronika