10:00 / 09.11.2021
Policia në Vushtrri realizon urdhëresën e lëshuar nga gjykata
Policia e Kosovës në Vushtrri njofton se mbrëmë ka realizuar urdhëresën e lëshuar nga gjykata, ku rreth orës 20:00 në këtë qytet është ndaluar i dyshuari L.A., 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë-Dega në Vushtrri, kishte lëshuar urdhëresën për veprën penale “Posedim i narkotikëve”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.























