Katër të arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje
Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, shkruan Gazeta Express.
Raporti i policisë:
DHUNË FAMILJARE
Podujevë, 08.11.2021 – 01:00. Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë, 06.11.2021 – NN. Ankuesi mashkull kosovar (i mitur) ka informuar se në vazhdimësi ndaj tij është ushtuar dhunë nga prindërit e tij dhe vëllai i tij, kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Prizren, 08.11.2021 – 11:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që ka sulmuar fizikisht vëllain e tij kosovar, po ashtu i mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.























