10:43 / 10.11.2021
Vëllai rrah motrën në Prishtinë
Një grua në Prishtinë është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj.
Policia përmes raportit 24 orësh njofton se me vendim të prokurorit, palët pas intervistimit janë liruar.
“Viktima femër kosovare ka informuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj, i dyshuari mashkull kosovar Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.























