09:12 / 11.11.2021
Aksident trafiku në Kçiq të Mitrovicës, lëndohen tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur natën e kaluar në fshatin Kçiq i Madh në Komunën e Mitrovicës.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.























