Traktori mbyt një person në Rugovë
BKT
Kronika

Traktori mbyt një person në Rugovë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Malaj të Rugovës, ku një person është rrokullisur me traktor, me ç’rast nga plagët e marra ka ndërruar jetë

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e cila ka dhënë detaje.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë duke prerë dru në pyll, traktori i tij është rrokullisur duke lënduar rëndë viktimën. Viktima pasi është dërguar në emergjence ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është marrë nga Mjekësia Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thueht në raportin e Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika