10:35 / 15.11.2021
Arrestohen 4 persona në Klinë, furnizuan veturën me naftë e ikën pa paguar
Katër persona janë arrestuar në fshatin Volljakë të Klinës për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.
Të njëjtit, sipas Policisë, në një pikë të derivateve pasi janë furnizuar me naftë në vlerë prej 80 eurove me një veturë pa targa ishin larguar pa e bërë pagesën.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.























