Vdes një person në Istog, iu shemb muri sipër
BKT
Kronika

Vdes një person në Istog, iu shemb muri sipër

Dje në Istog ka gjetur vdekjen një person si pasojë e shembjes së një muri, që e kishte zënë përfundi.

“Është raportuar se si pasojë e rrëzimit –shembjes së murit, ishte zënë viktima mashkull kosovar, i cili nga rrënojat është nxjerrë nga njësit relevante dhe banorët, ku pasi ka arritur në Spitalin Rajonal në Pejë ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.


MË SHUME NGA Kronika