11:06 / 15.11.2021
Vëllai kanos motrën me thikë në Ferizaj
Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se dje në orën 19:30 një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht dhe me thikë nga vëllai i saj.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj, 14.11.2021-19:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht dhe me thikë nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet nga policia.























