Aktakuzë kundër pesë personave nën dyshimin për fajde detyrim dhe mashtrim
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: I.O., I.B., S.N., M.M. dhe A.TH., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Fajdeja”, “Mashtrimi” dhe “Detyrimi”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit S.N., I.O dhe I.B., nga fundi i vitit 2013 deri në shtator 2015, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, dhe “Detyrimi”.
“Ndërsa, i pandehuri M.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka kryer veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi”, dhe “Mashtrimi”. Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës kompetente të konfiskohen pasuritë e luajtshme të cilat kanë rrjedh si rezultat i veprave penale dhe kjo pronë t’i kthehet pronarit të ligjshëm, tani të dëmtuarit”, thuhet në komunikatë.























