09:36 / 21.11.2021
Arrestohen dy persona në Gjakovë, dyshohet se vodhën cigare
Dy persona janë arrestuar në Gjakovë, pasi që të njëjtit dyshohet se në dy lokacione të ndryshme, në dyqane, kanë vjedhur disa pako cigare të llojeve të ndryshme dhe një TV.
Njësitet policore te të dyshuarit, gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 85-pako cigare dhe një TV, të cilat dyshohet se ishin vjedhur.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.























