Prishtinë: Vetura godet një këmbësore
BKT
Kronika

Prishtinë: Vetura godet një këmbësore

Një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë.

Si pasojë ajo ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 17:40, në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”.


MË SHUME NGA Kronika