​Arrestohet një person i kërkuar në Shtime
Sharr Travel

​Arrestohet një person i kërkuar në Shtime

Policët e stacionit policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni të pranuar, sot rreth orës 14:00 kanë arrestuar personin me inicialet S.R. (25).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale lëndim i rëndë trupor, me dënim burgimi prej 9 muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.