09:58 / 26.11.2021
Arrestohet prizrenasi që sulmoi fizikisht kunatën e tij
Është arrestuar në Prizren një person që ka ushtruar dhunë në familje.
I dyshuari është raportuar nga kunata e tij, sepse pas një mosmarrëveshje verbale në familje, është sulmuar fizikisht nga ai.
“Viktima ka pranuar trajtim mjekësorë, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.























