Arrestohet një person për posedim të paautorizuar të armës në Vitomiricë
Sot rreth orës 00:10 Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Vitomiricë, pasi të njëjtit ia kanë gjetur një armë, për të cilën i dyshuari nuk kishte pasur autorizim.
Sipas PK-së, 51-vjeçarit i është gjetur edhe një karikator e 31 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.
“Më datën 26.11.2021, në orën 00:10, Policia e Kosovës, DRPK ‘Perëndimi’ Gjakovë, në këtë rast Stacioni për Mbikëqyrje të Kufirit në Vitomiricë/Radavc, gjatë punës policore operative, në Bjeshkët e Vojdullës, ka ndaluar një automjet me targa vendore, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar T.J. (1970). Njësitë policore kufitare gjatë kontrollimit të automjetit në ulësen e përparme kanë gjetur dhe sekuestruar: 1 (një) armë e tipit ‘AK-47’, 1 (një) karikator për ‘AK-47’, 31 (tridhjetë e një ) copë fishekë të kalibrit 7.62 mm”, thuhet në njoftim.
Nga Policia kanë bërë të ditur se pas kompletimit të rastit me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, arma dhe municioni sekuestrohen, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.























